Nga sot nis riparimi i asfaltit në aksin Qafë Kashar-Durrës dhe anasjelltas. Ndërhyrja është pjesë e projektit të mirëmbajtjes të rrugëve të Bankës Botërore me kosto 615 mijë euro. Rikonstruksioni total pritet në një kohë të dytë, pasi të sigurohen fondet. Sot dhe nesër bllokohet e kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës. Qarkullimi drejt Durrësit do devijohet në rrugët dytësore ndërsa lëvizja e automjeteve të rënda në drejtim të veriut bëhet përmes Kamzës. Ndërkohë drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, mund të përdorin drejtimin nga Elbasani.