Politikë

Nis seanca në Kuvend/ Mogherini në pranga, Ina Zhupa-mazhorancës: Tani kuptuam ç’doni të thoni me standard europian!

Ka nisur seanca plenare në Kuvend.

Deputetja Ina Zhupa ishte e para nga deputetët që mori fjalën, ndërsa foli në lidhje me rastin ku ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj, thanë dy persona me njohuri për hetimin për Euractiv dhe partnerin e saj De Standardaard.

LEXO EDHE: Ish-kryediplomatja europiane, Federica Mogherini arrestohet në Bruksel!

Zhupa foli dhe për një leje zhvillimi të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për një kampus, që më pas i ka kaluar Kolegjit Evropian shtuar këtu dhe 17 milionë euro nga buxheti i shtetit për ndërtim.

“Sot e kuptuam të gjithë se çfarë nënkuptojmë me standard evropian, nënkuptojmë me standard Evropian nqë keni adoptuar me Frederica Mogherini. Që e keni rektore në Kolegjin e Evropës. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin si shokët e tyre për të bashkëpunuar në Shqipëri apo vijnë dhe masterizohen nga mjeshtrave qeverisë për tu korruptuar. Bëhet fjalë për një vendim, i Këshilli Kombëtar të Territorit që ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. Si mund ta fusnim këtë në diskutimin e rendit të ditës për të diskutuar se ku kanë shkruar taksat e shqiptarëve”, tha Zhupa.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi: Sot është një seancë me rend ditë për çështje të evidentuar në komunitete, nuk mund të fusim pika të reja në Rendin e Ditës.

LEXO EDHE: Reduktimi i numrit të ligjvënësve, PD kundër 101 deputetëve, Bylykbashi për TCH: Do ishte vrastare për pluralizimin!