Aktualitet Lajmet e fundit

Një automjet aksidenton rëndë motorçiklistin në aksin Grabjan-Divjak

Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Grabjan-Divjak pasditen e ditës së sotme. Mësohet se një automjet, tip Peugeot ka aksidentuar shtetasin, i identifikuar si Rauf Coku, i cili po udhëtonte me motorçiklet. Si pasojë e kësaj përplasje, 71 vjeçari, Coku ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes, në gjendje të rëndë për jetën. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak i aksidentit kane qenë disa manovra të gabuara të drejtuesit të motorit gjë që i ka prerë rrugën drejtuesit të automjetit, i cili edhe pse ka tentuar të kryej një manovrim të mundshëm, nuk ka arritur ta shmang përplasjen.