A i keni menduar ndonjëherë bashkë zërat e aktorëve tuaj më të dashur në një cd duke interpretuar disa nga poezitë më të bukura të Ismail Kadaresë? A e keni menduar ta vizitoni një Shtëpi Muze si ajo ku Kadareja shkruajti disa nga kryeveprat e letërsisë shqiptare, me një audioguidë nëpërmjet poezive?
Me 14 qershor në orën 21.00 adhuruesit e poezisë shijuan një eksperiencë të veçantë në promovimin e diskut “Kristal”, por jo vetëm! Një performancë poetike ku Muza ju shoqëroi në një udhëtim unik në atelienë e një shkrimtari si Ismail Kadare. Top Albania Radio ka siguruar pamje live nga interpretimet magjike të artistëve. Një nga interpretuesit ishte pikërisht Ndriçim Xhepa.
Një tjetër interpretim ishte ai i Arben Derhemit dhe Olta Dakut në eventin e ‘Shtëpisë Studio Kadare’!
Ndërkohë, as interpretimi i sopranos Erinda Agolli nuk mungoi, teksa TAR ka mundësuar video live nga eventi.