Lifestyle

Njerëzit e pasur nuk po blejnë më çanta të shtrenjta apo makina luksoze por…

Në vitin 2025, simboli i pasurisë nuk është më çanta e shtrenjtë apo makina sportive, por familja e madhe. Në një kohë kur kostoja e jetesës rritet dhe lindshmëria bie, të kesh edhe një fëmijë është sfidë ekonomike për shumicën. Dy fëmijë janë luks, ndërsa tre apo më shumë sinjalizojnë pasuri të madhe. Ndërkohë, elita globale po e shfaq hapur këtë “privilegj”, nga miliarderët e Silicon Valley te familjet e mëdha në New York. Studime tregojnë se dhjetëra miliarderë amerikanë kanë shtatë ose më shumë fëmijë. Rrjetet sociale dhe kultura e famës po e romantizojnë këtë model, duke e kthyer prindërimin në një shfaqje statusi.

Markat e luksit po e ndjekin trendin, duke e paketuar jetën familjare si stil jetese ekskluziv. Në një botë plot pasiguri, familja e madhe po shfaqet si shenja më e fortë e sigurisë dhe fuqisë ekonomike. Janë gjithnjë e më të shumtë në Itali ata që vendosin të ndërpresin marrëdhëniet me prindërit. “Nuk është egoizëm, por një strategji mbijetese”, tregojnë ata që e kanë bërë këtë zgjedhje. Por psikoterapistja paralajmëron: “Familja është palestra e konfliktit, nuk duhet shmangur apriori”.

Në Itali po rritet numri i personave që zgjedhin të shkëpusin raportet me prindërit. Vendimi, shpesh i dhimbshëm por i vetëdijshëm, për të mos parë e për të mos festuar më familjen e origjinës lind nga nevoja për t’u distancuar nga marrëdhënie të përjetuara si toksike. Krishtlindja, me ngarkesën e saj simbolike të ndjenjave dhe ritualeve, kthehet në pikën e thyerjes me familjen dhe në fillimin e një zgjedhjeje për mbrojtjen e vetes, ende e stigmatizuar, por gjithnjë e më e rrëfyer. Në Shtetet e Bashkuara tashmë përfshin rreth një person në gjashtë.