Në Krishtlindje, të gjithë duhet të ndihemi më të lumtur, si dhe më mirë. Megjithatë, ky nuk është gjithmonë rasti: disa njerëz, duke filluar nga fillimi i dhjetorit, bien pre e depresionit dhe humorit të keq. Ky është trishtimi i Krishtlindjes. Fenomeni është më i zakonshëm nga sa mund ta imagjinojmë: karakterizohet nga një ndjenjë depresioni, boshllëku e melankolie, shoqëruar nga një neveri e përgjithshme për gjithçka që lidhet me festat e fundvitit, nga dritat te muzika, te turmat që mbushin rrugët tregtare.
Për fat të mirë, kjo gjendje nuk zgjat dhe zhduket sapo mbaron sezoni i festave. Janë gjithnjë e më të shumtë në Itali ata që vendosin të ndërpresin marrëdhëniet me prindërit. “Nuk është egoizëm, por një strategji mbijetese”, tregojnë ata që e kanë bërë këtë zgjedhje. Por psikoterapistja paralajmëron: “Familja është palestra e konfliktit, nuk duhet shmangur apriori”.
Në Itali po rritet numri i personave që zgjedhin të shkëpusin raportet me prindërit. Vendimi, shpesh i dhimbshëm por i vetëdijshëm, për të mos parë e për të mos festuar më familjen e origjinës lind nga nevoja për t’u distancuar nga marrëdhënie të përjetuara si toksike. Krishtlindja, me ngarkesën e saj simbolike të ndjenjave dhe ritualeve, kthehet në pikën e thyerjes me familjen dhe në fillimin e një zgjedhjeje për mbrojtjen e vetes, ende e stigmatizuar, por gjithnjë e më e rrëfyer. Në Shtetet e Bashkuara tashmë përfshin rreth një person në gjashtë.