Celebrities Love & Sex

Njihuni me foton fituese të “Istanbul Photo Awards 2021”

Fotografia e Mohammed Shajahan nga Bangladeshi me titull “Dashuria e nënës” fitoi çmimin Fotografia e Vitit në “Istanbul Photo Awards 2021”, edicionin e shtatë të konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të organizuar nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” (AA). Pandemia COVID-19, që ka tronditur botën, ka treguar edhe një herë se si fotoreporterët dhe stafi i informimit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim në kushte sfiduese.

Në këtë periudhë sfiduese, konkursi “Istanbul Photo Awards’ vazhdon të mbështesë sektorin në kushtet më të mira. Fituesit e “Istanbul Photo Awards”, duke zbuluar cilësinë e një platforme globale ku 12.000 fotografë janë regjistruar në vitin e saj të shtatë, janë zgjedhur nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë.

Fotografia e fotografit nga Bangladeshi Mohammed Shajahan e titulluar “Dashuria e nënës”, e zgjedhur nga mesi i gati 15 000 fotografive të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës, fitoi çmimin e fotografisë më të mirë të vitit 2021. Fotoreporteri i AFP-së, Yuri Cortez mori çmimin e dytë me punën e tij në të cilën paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque në El Salvador.

Fotoreporteri i AP-së Petros Giannakouris fitoi çmimin në vendit të tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që u larguan nga kampi në Greqi.

Anëtarët e jurisë përzgjodhën fituesit përmes një platforme që u krijua ekskluzivisht për konkursin nga ekipi i teknologjisë informatike i “AA”-së për shkak të pandemisë.