Cameron Herrin është një emër i njohur në platformën “TikTok”, “Twitter” dhe rrjete të tjera sociale, ku fotot dhe videot e tij zakonisht shoqërohen me këngën “Criminal” të Britney Spears. Dhe ja arsyeja se pse! Cameron u dënua me 24 vite burg në Tampa, Florida në muajin prill, pasi u shpall fajtor për vrasjen e Jessica Reisinger-Raubenolt, 24 vjeçe dhe vajzës së saj, Lillia, e cila ishte vetëm 20 muajshe. Ai i goditi ato në 2018-n me një makinë Ford Mustang teksa po kalonin rrugën. Cameron po bënte gara me një tjetër makinë. Dënimi u tij u bazua edhe te shkeljet e shpejtësisë në të kaluarën.
Por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit në rrjet që ta cilësojnë atë si “shumë të lezetshëm” dhe madje kërkojnë drejtësi për të. Sipas shumë postimeve, ai nuk e meriton dënimin prej 24 vitesh. Në postimet e ndjekësve thuhet:
Ne, miqtë e Cameron nga e gjithë bota nuk do të ndalojmë së mbështeturi, edhe nëse e vendosin në një burg më të sigurt!
https://twitter.com/cam_i2/status/1420951482950684675
Dikush tjetër thotë:
Pse po ia bëni këtë? Ai nuk donte. Shiheni si djalin tuaj.

Cameron, që është vetë një krijues përmbajtjeje në TikTok, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në llogarinë e verifikuar, pavarësisht se nuk ka postuar asgjë pasi u dënua. Sipas ekspertëve, mijëra njerëz që mbështesin Cameron mund të mos jenë njerëz të vërtetë. Dr. Loni Hagen, një asistente-profesoreshë në University of South Florida së bashku me studentët e saj, i morën 12,000 llogaritë dhe përdorën “Botometer”, një algoritëm automatik i krijuar nga studiuesit për të skanuar llogari në rrjete sociale. Ajo u shpreh:
Ne mblodhëm të dhëna midis 19 dhe 20 korrikut dhe gjetëm pak më shumë se 12,000 llogari në “Twitter” që postonin për Cameron Herrin. Vëshgimi tregon se llogaritë e pezulluara, të fshira dhe private, të cilat rezultojnë të jenë një kategori ‘e panjohur’ sipas Botometer, janë 75% e llogarive. Llogaritë e ngjashme me njerëzit janë vetëm 9% e 12,000 llogarive unike.
Sidoqoftë, gjithë kjo zhurmë sociale për Cameron është e çuditshme sepse referuar komenteve, njerëzit kërkojnë ulje të dënimit sepse ai është kaq i bukur. Megjithatë, Cameron ka të ngjarë të qëndrojë në burg për gjithë kohëzgjatjen e dënimit.