Gossip Showbiz

“O zhuls. O lojtar legen që…” Shpërthen përplasja e parë mes Rogertit dhe Luiz Ejllit!

Hyrja surprizë e Luiz Ejllit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 ka trazuar menjëherë ujërat dhe ka ndezur tensione të forta mes banorëve. Fituesi i edicionit të dytë nuk është pritur aspak mirë nga Rogerti, i cili reagoi ashpër që në momentet e para pas rikthimit të këngëtarit në format.

Sipas pamjeve të transmetuara, Rogerti nisi debate të drejtpërdrejta me Luizin, duke shfaqur hapur pakënaqësinë dhe nervozizmin e tij.

Atmosfera në shtëpi u tensionua menjëherë, ndërsa përplasjet verbale mes tyre u bënë një nga temat kryesore të mbrëmjes pas Prime-t.

Debati agravoi shpejt, me tone të larta dhe fjalor të rëndë, duke lënë të habitur edhe banorët e tjerë.

Rogerti iu drejtua Luizit me paralajmërime të forta dhe akuza personale, duke kërkuar që ai të mos e prekte më dhe duke theksuar se nuk toleron provokime.

O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më me dorë. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më.

Nga ana tjetër, Luizi tentoi të ndalë situatën duke përmendur familjen e Rogertit, por kjo vetëm sa e acaroi më tej përplasjen. Rogerti reagoi menjëherë, duke i kërkuar të mos përfshinte mbiemrin dhe familjen e tij në debat.

Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu.

Fjalët e ashpra dhe kërcënuese vijuan për disa minuta, duke e kthyer darkën pas Prime-t në një nga momentet më të tensionuara të këtij sezoni deri tani.

Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën. në rregull?

Hyrja e Luiz Ejllit duket se ka ndryshuar menjëherë dinamikat në shtëpi dhe ka hapur fronte të reja konfliktesh.

Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të shuhet apo do të jetë vetëm fillimi i një konflikti të gjatë mes dy banorëve më të komentuar të momentit.