Demokratët akuzojnë Shkollën e Magjistraturës se teston në fshehtësi, aftësitë profesionale të magjistratëve, duke i shërbyer Kryeministrit. Sipas deputetit Gent Strazimiri, përmes mungesës së transparencës synohet të ndikohet Vetting-u i gjyqtarëve e prokurorëve. Për PD-në, “Ky është një proces i korruptuar dhe i deformuar, nën ndikimin e plotë të Qeverisë Rama”. Në fjalën e tij, Strazimiri tha se “Partia Demokratike nuk do ta njohë si proces, pasi është jo transparent dhe i ndikuar politikisht”.