Aktualitet

Orikum, banorët në protestë për mungesën e investimeve

Banorët e Orikumit protestuan sot për mungesën e investimeve në zonë. Në Urën e Izvorit, ata bllokuan kalimin e automjeteve, për 30 minuta, çka krijoi rradhë të makinave që udhëtonin drejt jugut të vendit. Protestuesit i bënë thirrje Qeverisë e pushtetit vendor për më shumë vëmendje, duke iu kujtuar se në tre vjet nuk është vënë dorë në Orikum. Shqetësim madhor është mungesa e dritave, si dhe e furnizimit me ujë. Protestës iu bashkuan përfaqësues të Opozitës.