Zbulohet logoja e partisë së Lulzim Bashës.
Kjo do të jetë hera e parë që Basha do të kandidojë në zgjedhje pa logon e PD-së.
Më herët, Partia Demokratike pati depozituar një kërkesë në KQZ ku kërkon që të ndërhyhet nga policia e shtetit për të hequr logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës.
Kërkesa është depozituar nga Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD-së, më 21 mars, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, drejtuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, si dhe Policisë së Shtetit.
Më herët ka pasur edhe një kërkesë tjetër për heqjen e logove nga një prej zyrave me qira të degëve të marra nga Basha për zgjedhje, ku kishte tabela të PD-së. Ato u hoqën menjëherë pas urdhrit të KQZ-së.
Lulzim Basha aktualisht e ka dërguar rekursin e vulës në Gjykatën e Lartë dhe pret një vendim prej saj.