Auto & Moto

BMW rifreskon dizajnin e logos!

BMW ka prezantuar në heshtje ndryshime në logon e saj ikonike, e cila u shfaq për herë të parë në Panairin e Automobilave të Mynihut, ku u prezantua crossover-i elektrik iX3. Modeli zbuloi gjuhën e dizajnit të linjës së ardhshme Neue Klasse. Unaza e brendshme që më parë ndante rrethin e zi me shkronjat BMW nga “helika” me fusha të bardha dhe të kaltra është zhdukur. Unaza e kaltër, të cilën BMW e përdori për të nxjerrë në pah automjetet elektrike si iX1, mungon gjithashtu në iX3 të ri.

Përveç kësaj, shkronjat janë bërë më të holla, sfondi i zi duket mat dhe vetë logoja duket më e sheshtë. Ky nuk është eksperimenti i parë me logon. Pesë vjet më parë, BMW prezantoi një version të thjeshtuar, por ai u përdor vetëm në materialet e marketingut. as spekulimeve rreth potencialit të një marrëveshjeje historike për furnizimin me motorë midis Mercedes-Benz dhe BMW, është lëshuar një mohim zyrtar.

Markus Schaefer, Drejtor i Teknologjisë dhe anëtar i Bordit të Menaxhimit në Mercedes-Benz Group, deklaroi se kompania nuk ka ndërmend të përdorë motorë të jashtëm veçanërisht jo nga një konkurrent i drejtpërdrejtë si BMW. Thashethemet të cilat u raportuan në gusht sugjeronin se dy prodhuesit gjermanë të veturave ishin në bisedime të avancuara që Mercedes të përdorte motorin me benzinë 2.0 litra me turbo të BMW-së (B48) në modelet e ardhshme, veçanërisht në automjetet kompakte dhe versionet hibride plug-in të C-Class dhe E-Class.

Rikujtojmë se BMW ka publikuar një njoftim paraprak për modelin e ardhshëm iX3, i cili do të jetë lider i markës në epokën e platformës Neue Klasse. Të gjitha automjetet e ardhshme elektrike të kësaj marke do të bazohen në këtë platformë, e cila do të debutojë me një dizajn të ri dallues. Sipas të dhënave paraprake, me një karikim të vetëm iX3 do të përshkojë rreth 640 kilometra. Do të përfshijë versione me tërheqje në rrotat e pasme dhe në të gjitha rrotat dhe pritet edhe një version M Sport.