Celebrities Gossip Showbiz

Pak pas lindjes së vajzës së saj, Sara Hoxha shfaqet në super formë!

Dyshja e shumëpërfolur e showbiz-it shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha pak kohë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ndërkaq, Sara është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale. Ajo mundohet të jetë sa më aktive duke postuar foto nga rutina e saj e përditshme, me gjysmën e saj më të mirë Ledrin si dhe me vajzën e vogël, Poem Blu.

https://www.instagram.com/p/CNLKqw4LNjA/

Por për një kohë fare të shkurtër Sara i është rikthyer linjave të saj perfekte trupore. Bukuroshja ka marrë të gjithë vëmendjen me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet e veshur me një fustan lëkurë të ngjitur pas trupit.

Rikujtojmë, se së fundmi Sara ka shprehur edhe dëshirë për një tjetër fëmijë por nuk ka dhënë detaje se kur ajo dhe Ledri mund të jenë gati për këtë.

Rikthehemi tek foto bombastike e Sarës. Ne mendojmë se duket fantastike, po ju?!

https://www.instagram.com/p/CNYKZJFrFbs/