Aktualitet

Panik në Gjirokastër, rrëshqitjet e dheut nuk marrin zgjidhje

Banorët e tri lagjeve të rrezikuara prej rrëshqitjeve në Gjirokastër ende janë në situatë emergjencë, pasi gjendja nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Gjatë dimrit dhe pranverës reshjet futën në emergjencë dy pallate, disa vila dhe 9 shtëpi historike në tri lagje të ndryshme të Gjirokastrës. Situata e rrëshqitjeve ka nisur 10 vjet më parë ku një pallat u shemb duke marrë tre jetë banorësh.