Ministrja e Drejtësisë dha sot një mesazh të qartë për punonjësit e rinj të policisë nëpër burgje. Etilda Gjonaj i paralajmëroi se do të përfundojnë pas hekurave, nëse pranojnë të korruptohen: Kur duan t’ju korruptojnë, duhet të kujtoni se sa mund dhe djersë iu është dashur të jeni pjesë e këtij sistemi dhe mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar. Jemi të vendosur të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen. Kjo është reforma më e madhe në burg, dhe si e tillë ajo ka pasur dhe do ketë vëmendjen maksimale. Paketa e dytë ligjore e reformës ka parashikuar ndryshime në dhënien e një statusi të veçantë të punonjësve të policisë në burgje. Po ashtu do shihet edhe trajtimi financiar”,-tha Gjonaj. Ministrja Gjonaj foli nga Akademia e Sigurisë, pas përfundimit të trajnimit për punonjësit e rinj të Policisë së Burgjeve. Gjonaj tha se “Me Reformën në Drejtësi do të shihet dhe trajtimi financiar për këtë kategori”.