Rajoni

Parlamenti i Maqedonisë ratifikon sot Marrëveshjen për emrin

Parlamenti i Maqedonisë mblidhet sot për të ratifikuar Marrëveshjen me Greqinë për emrin. Shkupi nuk po humbet kohë, pasi më 28 Qershor, pritet vendimi i BE-së për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit. Kryediplomati Nikolla Dimitrov theksoi se “Marrëveshja është jetike për të ardhmen europiane të vendit”, por Opozita Maqedonase kundërshton,   pasi e konsideron dokumentin “Akt kapitullimi”. Pakënaqësitë nuk mungojnë as në Greqi. Ndërkaq, palët ranë dakord për emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.