Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur këtë të shtunë raundin e 20-të me dy ndeshjet e mbetura. Paçka barazimit 1-1 në shtëpi kundër Skënderbeut, Partizani ia del të marrë kreun e renditjes, që e ndan me Dinamon dhe Vllazninë, në kuotën e 34 pikëve. Ndërkohë AF Elbasani përmbysi 3-1 Teutën.
Në “Arenën e Demave” Partizani gaboi dhe barazoi 1-1 me Skënderbeun. Shitjet e shumta këtë merkato u dukën në fushë, por paçka tyre të kuqtë e mbyllën në epërsi pjesën e parë me golin e Bintsouka në minutën e 43. Vetëm në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në minutën 90+2 Ardit Nikaj barazoi shifrat dhe i dha një pikë ekipit të Ernest Gjokës.
Në ndeshjen tjetër, AF Elbasani fitoi 3-1 me përmbysje kundër Teutës. Durrësakët shokuan “Elbasan Arenan” me golin e Mario Beshiraj pas vetëm shtatë minutave lojë. Pjesa e dytë ishte ndryshe për djemtë e Ivan Gvozdenovic që përmbysën me tripletën e Lleshit në minutat 52, 67 dhe 80.
LEXO EDHE: Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
Dje u luajtën tre ndeshje të Superiores. Egnatia, Bylis dhe Vllaznia korrën fitore respektivisht ndaj Laçit, Dinamos dhe Tiranës.
10 JANAR:
Egnatia 1-0 Laçi
Bylis 2-1 Dinamo
Vllaznia 2-1 Tirana
11 JANAR:
Partizani – Skënderbeu 1-1
Elbasani – Teuta 3-1