David Moyes rikthehet në stolin e Everton pas 12 vitesh dhe merr drejtimin e skuardës pas shkarkimit të Sean Dyche. Skuadra ku bën pjesë edhe sulmuesi Armando Broja ka si objektiv mbijetesën, ndërsa Moyes është një ekspert që spikati pikërish në “Goodison Park”.
Karriera e tij filloi te Preston nga 1998-2002 dhe pas këtij viti e deri në 2013 për 12 sezone Moyes drejtoi Evertonin. Tanimë pas përvojës te Man. United, Real Sociedad, Sunderland dhe West Ham, trajneri rikthehet në ekipin ku u bë i famshëm.
Armando Broja nuk është shqiptari i parë që David Moyes do të ketë në stërvitje. Më herët, skocezi ka qenë trajner i Adnan Januzaj, si te Manchester United dhe Sunderland.
David Moyes mbahet mend si “zgjedhja e gabuar” e Sir Alex Ferguson, i cili pa tek ai pasardhësin e duhur për trajner te Manchester United. Por Moyes nuk i përligji pritshëritë.