Së fundmi, aktorja e njohur Liv Tyler i ka dhënë fund fejesës me partnerin e saj Dave Gardner. Disa burime kanë treguar për mediat se marrëdhënia midis tyre nisi të zbehej që kur Liv udhëtoi për në Los Angeles për 8 javë me dy fëmijët.
Dave dhe Lil e kaluan periudhën e izolimit së bashku dhe janë një ekip i mrekullueshëm si prindër. Të dy dëshiruan të fokusoheshin në karrierën e tyre, ajo në aktrim dhe si producente, kurse Dave në profesionin e tij.

Dyshja e njohur janë ndarë në muajin mars, por e mbajtën këtë pjesë private në mënyrë që edhe fëmijët e tyre të jenë mirë. Ndërkaq, rikujtojmë se ish-çifti të cilët kanë qëndruar për 7 vite me njëri-tjetrin kanë dy fëmijë së bashku: Sailor Gene, 6-vjeç dhe Lula Rose, 5-vjeçe.

Liv është gjithashtu nënë e djalit, Milo, 16-vjeçar nga martesa e saj e mëparshme me ish-bashkëshortin, Royston Langdon, ndërkohë që Dave ka një djalë, Grey, 14-vjeç me ish-gruan e tij, Davinia Taylor.