Showbiz

Pas “Leaving Neverland” 300 stacione radiofonike në Kanada të gatshme të mos transmetojnë këngët e Michael Jackson

Deri tani 3 stacione radiofonike në Kanada kanë ndaluar së transmetuari këngët e të ndjerit Michael Jackson pas dokumentarit, “Leaving Neverland”.

Në dokumentarin ku shfaqen dëshmi të njerëzve të ndryshëm që akuzojnë mbretin e muzikës pop për abuzime seksuale kundrejt të miturve, është kthyer në kryefjalën e medias ndërkombëtare.

Teksa i gjithë realizimi gjendet në gjykatë ku po analizohet dhe mblidhen fakte për vërtetësinë e dëshmive, “Billboard” nga ana tjetër ka nisur një peticion ku u kërkon stacioneve radiofonike të tregojnë nëse do të transmetojnë më këngët e tij apo jo.

300 prej tyre në të gjitha cepat e Kanadasë janë shprehur se deri tani nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë por nëse vërtetohen dëshmitë e personazheve në dokumentar dhe Jackson shpallet fajtor, ata do të dëgjojnë publikun dhe do të ndalojnë së transmetuari këngët e tij.