Aktualitet

PD kundër projektligjit për Teatrin Kombëtar

Përmes një projektligji, Qeveria e Bashkia e Tiranës do të përcaktojnë një procedurë të veçantë mbi negoci’imin dhe lidhjen e kontratës për Projektin Urban e Teatrin e ri Kombëtar. Por, kryetarja demokrate e Komisionit të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshi tha sot se “Nisma bie ndesh me Kushtetutën, ligjin “Për konçensionet” e atë “Për vetëqeverisjen vendore”. Vokshi foli për fitues të paracaktuar. Deputetja tha se “Miratimi i projektligjit, nënkupton shembjen e menjëhershme të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e të riut, shoqëruar me ngritjen e disa kullave të larta. Vokshi i bëri thirrje Prokurorisë, të nisë procedim penal për “Shpërdorim detyre” e “Për veprime të dyshuara korruptive”.