Demokratët i rikthehen punimeve të komisioneve kuvendore që të flasin për Çështjen Xhafaj. Në atë të Edukimit e Medias, Edmond Spaho kërkoi largimin e Fatmir Xhafajt, të cilin Opozita e akuzon se mbron vëllain e dënuar për trafik droge. “Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet, prandaj nuk do të ketë punë normale të këtij Parlamenti, as komisione, nëse Ministri nuk jep dorëheqjen”, – tha deputeti demokrat. Por, socialistët e kundërshtuan, duke u shprehur se “Komisioni ka një rend dite” dhe “çështja për të cilën flet Spaho, nuk lidhet me të”.