Partia Demokratike paralajmëroi se sot në mbrëmje do të publikohet një tjetër përgjim në vijim të pretendimeve se Agron Xhafaj është i implikuar në trafikun e drogës. Deputeti Ervin Salianji konfirmoi se përgjimi i ri është në rrjedhën e akuzave të mëparshme, që sipas tij, e thellon skandalin për vëllanë e ministrit të Brendshëm. Salianji tha se bëhet fjalë për një klan të madh të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.