Politikë

PD, Teliti: 40.5% e qytetarëve shqiptarë në rrezik varfërie!

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, duke iu referuar të dhënave të fundit të Instat theksoi se 40.5% të qytetarëve shqiptarë janë në rrezik varfërie.

Teliti theksoi se varfëria dhe pabarazia nuk janë fat, por sipas tij është pasojë e keqqeverisjes.

LEXO EDHE: Akademia e Forcave të Armatosura përgenjeshtron PD: Begaj pa qenë pjesë e ekipit të kërkimit shkencor në vitet 2013-2018, pagesat janë të prapambetura!

“SHQIPËRIA ‘KAMPIONE’ E VARFËRISË, CDO GJË TJETËR THJESHT PROPAGANDË. Sipas të dhënave më të fundit të Instat, 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Në veri të vendit, situata është edhe më dramatike, pasi gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Kjo nuk është thjesht statistikë, por realiteti i hidhur që çdo ditë e më shumë po boshatis Shqipërinë.

Varfëria, pabarazia dhe mungesa e shpresës nuk janë çështje “fati”, por pasojë e keqqeverisjes, e mungesës së vizionit dhe abuzimit me paratë publike.

LEXO EDHE: PD nuk merr pjesë në protestën pro liderëve të UÇK, Berisha: Ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës…

Ndërsa disa pasurohen padrejtësisht, shumica e qytetarëve jetojnë në ankth për faturat, ushqimin, arsimimin, shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Shqipëria nuk e meriton këtë gjendje varfërie, përkundrazi.

Nevojitet ndryshim rrënjësor, nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre.”, shkroi Teliti në një postim në Facebook.