Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, që sot kulmton me të martën e fundit të saj, ndërsa nesër është data 13. Prej mesnate, janë kufizuar disa segmente mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë: ” Nga Kryqëzimi i Gjykatës, ai i Poliklinikës, i Gjimnazit dhe nga Pallati 113 me Kishën. Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.