Komiteti i Maturës Shtetërore 2018 penalizoi 11 maturantë duke mos ua njohur rezultatet, pasi u konstatua se kishin telefona celular në provimin e djeshëm të matematikës. Ata janë të shpërndarë në Gjirokastër, Kukës, Tiranë e Kurbin. Ministria e Arsimit pohoi se gjithashtu do të merren masa disiplinore për 5 administratorë që nuk identifikuan maturantët me celularë. Ndërkaq u kërkua dhe largim nga puna për drejtorin e Gjimnazit “Said Najdeni” në Dibër, Shefki Çorja, për pengim të krijimit të kushteve për zhvillimin e provimeve