Botë e Çuditshme Lifestyle

Përdorimi i mbetjeve të karkalecave kontribuon në zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit!

Lëvozhga e karkalecave përmban një biopolimer, kitin, i cili, i shtuar në përzierjen e çimentos, e bën atë deri në 40% më rezistent. Kjo sipas një studimi të botuar në ”Cement and Concrete Composites”. Studimi thekson se përdorimi i mbetjeve të karkalecave do të kontribuonte edhe në zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, të prodhuara nga industria e çimentos. Somayeh Nassiri, autore e studimit shpjegon se:

Duke rritur forcën e çimentos, kjo përzierje e re mund të ndihmojë edhe në uljen e sasisë së emetimeve të dioksidit të karbonit gjatë prodhimit.

Çimentoja është materiali më i përdorur në botë pas ujit. Prodhimi i saj lëshon shumë CO2, pasi kërkon përdorimin e lëndëve djegëse fosile për të arritur temperaturën 1 500°C, e nevojshme për gatimin e klinkerit. Industria e çimentos është përgjegjëse për rreth 15% të të gjithë konsumit të energjisë industriale dhe 5% të emetimeve të gazeve serrë në mbarë botën.

Nanokristalet dhe nanofibrat e kitinës janë rreth një mijë herë më të vogla se flokët e njeriut. Kitina është biopolimeri më i bollshëm në natyrë pas kolagjenit. Mbetjet e peshkut janë gjithashtu një problem serioz për industrinë e peshkimit. Çdo vit vetëm Evropa prodhon 2,5 milionë tonë mbetje, shumica e të cilave përfundojnë në det.

Mbetjet e gaforreve, karkalecave dhe karavidheve përbëhen nga 20-30% kitin dhe pjesa tjetër nga karbonat kalciumi. Suksesi i kitinës si ngurtësues është për shkak të mënyrës se si ndërvepron me grimcat e çimentos. Michael Wolcott, një nga autorët thotë se:

Nanogrimcat e kitinës sprapsin grimcat e çimentos, duke ndryshuar kapacitetin e tyre të hidratimit.