Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina, plagoset polici në Cërrik

Një efektiv policie i komisariatit të Cërrikut mori plagë në trup pasi makina me të cilën ai po udhëtonte u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Gostimë-Gramsh. Ende nuk bëhet i ditur emri i policit, por ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në makinën ku po udhëtonte efektivi i policisë.