Përfundoi raundi i negociatave për emrin mes kryediplomatëve Nikolla Dimitrov e Nikos Kotzias me ndërmjetësin e OKB-së, Matthew Nimetz. Nimic pas bisedimeve tha se takimi ishte pozitiv dhe se janë bërë para-përgatitjet për takimin e dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë. Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras pritet të takohen më 17 maj në Sofje.