Aktualitet

Përfundojnë hetimet për grupin e Rinard Tatës, dosja në gjykatë

Dërgohet në gjyq dosja e 11 personave, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që prej shumë vitesh rekrutonte vajza dhe i shfrytëzonte për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës. Sipas prokurorisë, grupi drejtohej nga Rinard Tata. Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi një lokal, në pronësi të të pandehurit Tata.