“La Casa De Papel” është një serial spanjoll i transmetuar në “Netflix”, i cili na ka emocionuar të gjithëve që nga viti 2019 kur u shfaq episodi i parë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm, seriali arriti të realizojë deri në 5 sezone, ku vetëm katër prej tyre janë parë nga audienca. I fundit, pritet të dalë gjatë këtij viti, dhe fansat janë me emocione të përziera.

Lajmi i mirë është se nuk do të duhet të presim edhe për shumë gjatë, pasi xhirimet për sezonin e pestë përfunduan. Kështu njofton në “Twitter” faqja zyrtare e “Netflix”.
Çfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La Casa De Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori.
Álvaro Morte, i cili në serial luan rolin e Profesorit, përmes një videoje ka falenderuar çdokënd për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 5 sezone. Rikujtojmë, se “La Casa de Papel 5” do të jetë një sezon me dhjetë episode dhe do të lançohet në tremujorin e fundit të vitit 2021, siç konfirmohet së fundmi nga “Netflix”.
