Përfundoi pas 6 orësh marrja në pyetje nga Krimet e Rënda e Albert Veliut. Ai u pyet për përmbajtjen e videos nga prokurori Përparim Kulluri. Që pas daljes se përgjimit ambiental të dyshuar mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut, Prokuroria për Krimet e Rënda ka regjistruar procedimin penal për akuzën e trafikut të narkotikëve. Në këtë seancë pyetjesh, Dëshmitari X shoqërohej nga avokatët Ivi Kasmi dhe Artan Murrizi.