Sport

Përfundon ndeshja Francë-Argjentinë, ja cila skuadër kualifikohet tutje

Franca është e para që shkon në çerekfinalet e Botërorit Rusi 2018. Para pak minutash përfundoi ndeshja e parë e fazes së 1/8 ave të Botërorit, Francë – Argjentinë me rezultatin 4-3. Golat për francezët u shënuan nga Griezman, Pavard dhe Mbappe i cili shënoi dy here. Golat e argjentinasve nga Di Maria, Mercado dhe Aguero ishin të pamjaftueshëm për ti siguruar Argjentinës kualifikimin. Franca meson kundërshtarin në mbëmje në orën 20 :00  pas përballjes tjetër Uruguai – Portugali.