Përfundon procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela. Më 26 Qershor, Prokuroria do të paraqesë konkluzionet përfundimtare, ndërsa që Gjykata e Krimeve të Rënda ka administruar të gjitha provat shkresore. Pala mbrojtëse kërkoi sot të thirren si dëshmitarë disa punonjës të një banke të Nivelit të Dytë, për të dëshmuar mbi disa çeqe të lëshuar në emër të Gilmando Danit dhe Endri Qyqes, por kërkesa nuk u pranua. Banda “Shullazi” akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në dëm të tre biznesmenëve, “Shkatërrim të pronës me eksploziv” në dy raste. Gjithashtu, për “Kanosjes për shkak të detyrës” të profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni.