Përfundon takimi i “Pesëshes” në Prishtinë. Në fjalën e tij për mediat Miroslav Lajçak tha se pret bashkëpunimin e Serbisë po ashtu edhe Kosova të përmbushë detyrimet e dialogut.
Gjithashtu ai theksoi se nëse mes dy vendeve, Kosovë e Serbi nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit
“Nëse nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit dhe për këtë arsye ne jemi këtu, për dialog. Proceset janë në vazhdimësi. NATO është shumë e angazhuar. Dialogu sjell normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Unë mbaj anën e BE-së dhe jemi fokusuar në substancë. Sa për sulmin nuk mund të ketë shmangie. Unë them që të hiqet çdo barrierë sa i përket lëvizjes së lirë”, tha ndër të tjera Lajçak.
I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak thotë se janë duke vijuar hetimet për sulmin në Basnjkë e se dialogu e shtensionimi i marrëdhënieve është më i rëndësishëm se kurrë. Lajçak zbuloi se me hetimet po merret NATO dhe BE.
“E dëgjuam me kujdes Kurtin dhe shqetësimet e tij për sigurinë e Kosovës. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga personat e armatosur përbën një precedent. Dënuam sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë që fajtorët të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë në këtë çështje. Sulmi tregoi se normalizimi dhe shtensionimi janë më urgjente se kurrë. Çdo vonesë është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut. Sulmi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më herët këtë vit.
Procesi është duke vazhduar. BE-ja dhe NATO janë duke hetuar faktet. Do të informoheni për rezultatet”, ka thënë ai.