Demokratët Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi thërriten në Prokurori. Ata duhet të paraqiten pas 30 minutash, lidhur me bisedën audio që pretendojnë se implikon në pazare droge, Agron Xhafajn. Dy ditë më parë oficerët e Policisë Gjyqësore nisën hetimet për verifikimin e regjistrimit, të publikuar në Selinë Blu.