Aktualitet

Përgjimi i Agron Xhafajt në duart e Prokurorisë

Një oficer i policisë gjyqësore zbarkoi sot në Selinë Blu për të marrë përgjimin audio që sipas PD-së, tregon se Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm është i përfshirë në trafik droge.  Materiali u mor në dorëzim rreth një orë më parë. Ndërkaq, Agron Xhafaj kallëzoi penalisht deputetët Salianji, Alibeaj e Bardhi, me akuzën se kanë sajuar prova. Në një tjetër zhvillim, në këto çaste në Selinë Blu janë mbledhur aleatët për një takim me kryedemokratin Basha.