Aktualitet

Përmbyset rezultati në Kavajë, kryeson kandidati i Bashkë Fitojmë me diferencë të ngushtë!

Është përmbysur rezultati në Kavajë.

Fisnik Qosja i Bashkë Fitojmë deri më tani numëron 6985 vota, duke përmbysur kështu rezultatin.

Ndërsa Redjan Krali i Partisë Socialiste ka marrë 6821 vota.

Përfundon numërimi në 51 bashki të vendit, ndërsa vijon në 9 të tjera.

PS ka triumfuar në 44 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë, Pogradec, Shijak, Shkodra, Durrësi.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.