Teksa kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, tensionet mes çiftit Gjesti dhe Egli Tako vazhdojnë të rriten.
Gjatë diskutimit, Gjesti vijoi me tone të larta, duke i thënë Eglit se jeta e tij jashtë është e vështirë dhe se ajo nuk do të mund ta përballonte.
E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta. Kaq
Gjesti ka zbuluar më tej se pjesën më të madhe të kohës e kalon në studio muzikore dhe se stili i tij i jetesës është i çrregullt, duke lënë të kuptohet se kjo mund të jetë një nga arsyet pse mendon se Egli nuk do të përshtatej me të në përditshmëri.
Ky debat i fundit vjen në një moment vendimtar për çiftin, duke hedhur dyshime mbi ecurinë e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë së BBVA.
A do të ndikojë ky konflikt në finalen e madhe dhe në vendimin e publikut? Mbetet për t’u parë.