Rajoni

Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës u shoqërua me tensione që u agravuan deri në përplasje fizike. Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti u përplas fizikisht me deputetin e LDK-së, Arben Gashi. “Gashi ishte duke pritur në rradhë për të votuar për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku Haliti i është afruar atij duke e goditur me sup. Edhe gjatë seances së djeshme dy deputetët u përplasën me fyerje të ashpra.