Burrat janë shumë të ndryshëm nga gratë dhe nëse mendoni se po flasim vetëm për pamjen e jashtme, gaboheni. Studiuesit, psikologët dhe ata që lexojnë gjuhën e trupit shpjegojnë se burrat bëjnë pikërisht këto pesë gjëra ndryshe nga gratë.
Hapin gojën ndryshe
E keni parasysh kur hapim gojën për gjumë? Epo edhe në këtë veprim duhet ta dini që meshkujt ndryshojnë nga femrat. Në shumicën e rasteve burrat e mbulojnë gojën me grusht gjatë këtij veprimi. Ndërkohë, gratë vendosin dorën përpara, ndoshta sepse konsiderohet më elegante dhe e kujdesshme.
Ulen ndryshe
Në shumicën e rasteve gratë ulen këmbë përmbi këmbë. Ndërkohë, burrat kanë dëshirë të rehatohen më tepër në ndenjësen e tyre dhe t’i mbajnë gjunjët larg njëri-tjetrit. Kjo ndodh edhe sepse veshja e meshkujve është më e rehatshme, ndërkohë që shpesh femrat kanë funde ose fustane.
Shikojnë ndryshe
Meshkujt mund të shohin mjaft qartë dhe në largësi të mëdha. Por shikimi i tyre duket si të jetë përgjatë një tuneli, ndërkohë që femrat kanë një sipërfaqe më të madhe ku mund të shohin. Kjo është arsyeja pse shpesh burrat akuzojnë gratë se po u fshehin gjërat e tyre. Kompanitë e siguracionit pohojnë se femrat nuk përfshihen aq shumë sa meshkujt në aksidentet ku makina goditet në anësore.
Lidhin robdishanin ndryshe
Duket se kjo është diçka tjetër që meshkujt e bëjnë ndryshe nga femrat. Femrat e lidhin robdishanin në bel, ndërkohë që meshkujt e lidhin te ijet. Disa mendojnë se kjo ndodh sepse gratë janë mësuar të theksojnë belin e tyre me çdo veshje, ndërkohë që të tjerë mendojnë se kjo është thjesht më e rehatshme.
I zgjidhin problemet ndryshe
Duket se meshkujt i menaxhojnë ndryshe problemet e tyre në krahasi me femrat. Një grua ia thotë problemin e saj burrit, mamit, motrës, mikes më të mirë e madje dhe e shkruan në një ditar. Ndërkohë, burri edhe pse është njësoj i shqetësuar, e përballon ndryshe situatën, duke ruajtur qetësinë e duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje në heshtje.