Aktualitet

Pitbulli kafshoi në kokë 4-vjeçaren, gjyshja e traumatizuar: E pamë qenin, bëri sikur iku…

Gjyshja e vajzës 4-vjeçare që u kafshua nga qeni në Lungomare rrëfen momentet e tmerrit. Ajo tregon se kishin dalë për një shëtitje, kur papritur u sulmuan nga një qen endacak.

Në ato çaste kanë ndërhyrë disa punonjës që ndodheshin duke punuar në zonë, duke bërë të mundur largimin e qenit.

E tronditur dhe ende e traumatizuar, gjyshja përshkruan frikën dhe panikun që përjetuan gjatë sulmit.

Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore.  E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës, tha gjyshja e vogëlushes.