Aktualitet

Plagoset me armë 24-vjeçari në Peshkopi

Një 24-vjeçar u plagos me armë zjarri në Peshkopi pas një grindjeje të çastit. I riu u dërgua në spitalin e Rajonal të Dibrës në gjende të rëndë për jetën. Ndërkaq Policia e Dibrës ka identifikuar autorin e ngjarjes, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit. Blutë e Dibrës konfirmuan se po bëhet krehja e zonës për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.