Rajoni

Planifikuan sulm terrorist në Shqipëri, jepet dënimi për 9 të arrestuarit

Gjykata e Prishtinës shpalli fajtorë dhe dënoi me heqje lirie e gjoba, nëntë persona, nën akuzën se në vitin 2016, kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist gjatë ndeshjes së futbollit Izrael-Shqipëri. 8 prej tyre u dënuan me 29 vjet burg në total, ndërsa i fundit u gjobit me një shumë prej 2500 eurosh. 19 personat e arrestuar në vjeshtën e 2016 dyshoheshin për lidhje me shtetin islamik të ISIS-it dhe mendohet se kishin planifikuar sulme terroriste në Kosovë e Shqipëri.