Celebrities Gossip Showbiz

“Po na shikoni nga lart…”/ Dedikimi prekës i Misse Beqirit për dy burrat që humbi në jetë!

Misse Beqiri ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë në Ditën e Baballarëve, duke kujtuar dy personat më të rëndësishëm që ka humbur: ish-partnerin e saj Jake Hall dhe vëllanë, Flamur Beqirin, i njohur si Alex.

Ish-ylli i “Real Housewives of Cheshire”, 39 vjeçe, ndau në rrjetet sociale një mesazh emocional të shoqëruar me një fotografi ku shfaqeshin së bashku Jake dhe Alex.

Në postimin e saj, ajo i përshkroi ata si “baballarë, djem dhe vëllezër”, duke theksuar se beson se ata vazhdojnë të kujdesen për familjen e tyre.

Dy burra, baballarë, djem dhe vëllezër. Sot është Dita e Baballarëve dhe unë nderoj këta dy baballarë, vëllanë tim Alex dhe Jake. Ju dua të dyve dhe e di se po na shikoni dhe po kujdeseni për ne dhe fëmijët

-shkroi ajo.

Jake Hall, me të cilin Misse ndan vajzën tetëvjeçare River, humbi jetën muajin e kaluar në moshën 35-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Mallorca të Spanjës. Pavarësisht se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar vite më parë, ata ruajtën një raport të mirë si bashkëprindër dhe vazhduan të kujdeseshin së bashku për vajzën e tyre.

Një tjetër humbje e rëndë për modelen shqiptare ishte vrasja e vëllait të saj, Flamur Beqiri, i njohur si Alex, i cili u ekzekutua në Londër në dhjetor të vitit 2019, në moshën 36-vjeçare. Ngjarja tronditi familjen Beqiri dhe komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe.

Në mesazhin e saj, Misse pranoi se zemra e saj mbetet e thyer, por kujtimet e bukura me njerëzit që ka humbur vazhdojnë t’i sjellin buzëqeshje. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për familjen, fëmijët dhe miqtë që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Krahas fotografisë së Jake dhe Alex, ajo publikoi edhe një video prekëse ku shihej duke kërcyer me Jake Hall dhe vajzën e tyre River, duke rikthyer në kujtesë momentet e lumtura që dikur ndanin së bashku.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime për modelen shqiptare, e cila prej vitesh ka përjetuar humbje të mëdha familjare.