Aktualitet

Po transportonte me furgon 24 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohet një 26-vjeçar nga Tirana

Një i ri nga Tirana u arrestua pasi po transportonte me furgon 24 emigrantë drejt vendeve të BE-së. I arrestuari në kuadër të operacionit policor “Memëlishti” është një 26-vjeçar. Ai u kap pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht të Pogradecit.  Ndërkaq, vijojnë hetimet për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në rrjetin e trafikut.