Qyteti i Pogradecit çeli sezonin turistik veror përmes një ceremonie, e cila u shoqërua me panaire të punimeve artizanale, gatime të ndryshme dhe koncert festiv. Qyteti mikpritës këtë vit e nisi stinën e ngrohtë me miq vendas e të huaj, ndërsa në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Strugës, e personalitete të tjerë. Qyteti liqenor mbetet një ndër mikpritësit kryesorë për turistët, të cilët zgjedhin Pogradecin për të kaluar pushimet verore.