Aktualitet

Portugali, Izraeli fiton Eurosong 2018, Shqipëria e 11-ta

Izraeli u shpall fitues i Edicionit të 63-të të Eurosong-ut, Festivalit të Këngës Europiane, në Lisbonë të Portugalisë. Këngëtarja izraelite Netta, me këngën “Toy” triumfoi në finalen e mbrëmshme, duke lënë pas shqiptaren Eleni Foureira. 31-vjeçarja e lindur në Fier e që jeton në Greqi prej moshës 11-vjeçare, përfaqësoi Qipron dhe me këngën “Fuego” u rendit e dyta. Shqipëria e mbylli garën e 11-ta, me Eugent Bushpepën, i vlerësuar për interpretimin e këngës “Mall” dhe vokalin e veçantë. Këtë vit, ishin tre shqiptarët që u ngjitën në skenën e Festivalit Europian të Këngës. Pasi fitoi Sanremon me “Non mi avete fatto niente”, Ermal Meta, në duet me Fabrizio Moro-n, e mbyllën të 5-ët në klasifikim konkurrimin e tyre.