Policia greke në Kakavijë ndaloi një shqiptar, i dyshuar si pjesëtar i ISIS-it. Shtetasi Leonardo Rustemi nga Berati u prangos ndërsa udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun. Pasi kaloi normalisht në pjesën shqiptare, u arrestua në doganën greke. Rustemi ka jetuar në Lindjen e Mesme dhe Turqi.